“Shqipëria Solidare”, 58 shoqëri Ujësjellës Kanalizime i bashkohen nismës

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve nisi sot fushatën e sensibilizimit dhe solidaritetit në rang vendi me çdo punonjës që ështē angazhuar në sektorin e ujit në Shqipëri.

Stafi i AKUM dhe rreth 8.000 punonjës në 58 Ujësjellës Kanalizime në nivel kombëtar do të solidarizohen në bazë kontributi vullnetar në vlerë monetare për të ndihmuar bashkëqytetarët që janë prekur drejtpërdrejtë nga pasojat e tërmetit, për t’u bashkuar me ta në këto momente të vështira që po kalojnë. Kjo fushatë sensibilizimi e kontributi në baza vullnetare nisi brenda institucionit të AKUM dhe u shtri në 58 UK falë mbështetjes e solidarizimit të administratorëve të 58 shoqërive UK.

AKUM shprehet se ”në këto momente të vështira edhe 100 lekë kontribut personal i gjithësecilit nga ne është i çmuar. Fushata e sensibilizimit do të shtrihet në 1 javë dhe fondi i mbledhur do të kalojë në llogaritë bankare të vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes

Institucionet e përfshira në nismë: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlorë, Ujësjellës Kanalizime Malësi e Madhe Ujësjellës Kanalizime Kavajë, Ujësjellës Kanalizime Durrës, Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër, UKKO, Ujësjellës Kanalizime Berat-Kucovë sh.a Ujësjellës Kanalizime Patos sh.a, Ujësjellës Kanalizime Pogradec Albania sh.a, Ujësjellës Kanalizime Librazhd Përrenjas, Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Ujësjellës Kanalizime Fier sh.a, Ujësjellës Kanalizime Lushnjë, Ujësjellës Kanalizime Elbasan, Ujësjellës Kanalizime Kamëz, Ujësjellës Kanalizime Belsh, U.K.B, Ujësjellës Kanalizime Vau Dejës sh.a. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.