Ballina Bota

SHBA – OKB, përjashtohen dy diplomatë kubanë

NJU JORK, 20 shtator /ATSH-ANSA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë dëbuar dy diplomatë kubanë të akredituar në Kombet e Bashkuara duke i akuzuar për “aktivitete që kërcënojnë sigurinë kombëtare, deklaroi  zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus.

Të dy diplomatët janë akuzuar se kanë “abuzuar” me qëndrimin e tyre në SH.B.A. për të “tentuar të kryejnë operacione destabilizimi”.

Tani e tutje, për më tepër, “prania brenda SHBA të të gjithë anëtarëve të misionit të përhershëm në OKB do të kufizohet vetëm në ishullin e Manhattan”, ku ndodhet edhe Pallati i Xhamit.  /os/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkademia e Forcave të Armatosura do të akreditohet si institucion i Arsimit të Lartë
Artikulli tjetërVendimi i gjykatës për Tahirin; Soreca: Koment pasi të lexoj vendimin e plotë