ROMË, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian ranë me 3,2% në bazë vjetore në tetë muajt e parë të 2019, sipas të dhënave të industrisë.
”Nga janari deri në gusht, janë regjistruar pak më shumë se 10,5 milionë automjete të reja”, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin e saj mujor.
Kërkesa për vetura të reja u ul në të pesë tregjet kryesore të BE-së, përveç Gjermanisë, ku shitjet u rritën me 0,9%.
Tregjet e tjera të mëdha janë Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Spanja.
Në korrik ka pasur një rritje të shitjeve vjetore prej 1,4 %, ndërsa në gusht shitjet e makinave të reja në bazë vjetore ranë me 8,4%.
”Rënia e fortë e muajit të kaluar ishte kryesisht për faktin se, në gusht 2018, shitjet arritën kulmin falë zbritjeve speciale të ofruara nga prodhuesit e makinave në atë muaj”, deklaroi ACEA./ /os/ a.jor.






















