Ballina Aktualitet

FOTO/Transformimi rrënjësor i shkollës së Lagjes së Re në Bulqizë

TIRANE, 14 shtator/ATSH/- Nxënësit e shkollës së Lagjes së Re në Bulqizë, do të nisin këtë vit të ri mësimor me ambiente të reja dhe me të gjitha standardet.

Kryeministrii Edi Rama ka publikuar edhe foto nga transformimi i kësaj shkollë nëpërmjet Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të bashkisë.

“TRANSFORMIMI RRENJESOR i shkollës së Lagjes së Re, Bulqizë, do t’u mundësojë nxënësve këtë vit mësim në kushte optimale, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë së Bulqizës”, thekson Rama.

Nëpërmjet investimeve të qeverisë dhe bashkisë, siç edhe shihet nga foto e publikuara nga kryeministri Rama, ambientet e  kësaj shkolle janë transformuar dhe ofron kushte mjaft komode për zhvillimin e një procesi mësimor sipas të gjitha standardeve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShahini: 200 mijë nxënës të përfshirë në skemën e librave falas
Artikulli tjetër“Të hënën fillon shkolla e vajzën nuk ma regjistruan te “Petro Nini”, qytetarja mesazh Ramës dhe merr zgjidhje