Ballina Flash

Vlorë/ Konstituohet Këshilli i Qarkut, rizgjidhet kryetar Ervis Moçka

TIRANË, 13 shtator/ATSH/- Ervis Moçka u rizgjodh sot në detyrën e kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Në mbledhjen e parë të këtij këshilli ishin të pranishëm deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, deputeti Damian Gjiknuri, Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, si dhe kryetarët e 6 bashkive të tjera të qarkut të Vlorës.

Deputeti Hyseni u shpreh se “përmbyllëm ngritjen e organeve të vetëqeverisjes vendore, të dala nga vullneti i popullit të Konispolit, Sarandës, Finiqit, Delvinës, Himarës, Selenicës dhe Vlorës, nëpërmjet votës së lirë dhe demokratike”.

“Suksese dhe urime kryetarit Ervis Moçka dhe nënkryetarit Harallamb Pandehi, përfaqësues i minoritetit”, u shpreh Hyseni.

/k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Mashtrim ulja e papunësisë në 11,5%
Artikulli tjetërRrëzimi i dekreteve të Metës për koncesionet, Tabaku: Borxhe për fëmijët tanë