VATIKAN, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Papa Françesku do të bëjë një udhëtim apostolik në Tajlandë e pastaj në Japoni, nga 19 deri më 26 nëntor, njoftoi Selia e Shenjtë në një deklaratë.
Papa pritet të udhëtojë në Tajlandë më 20-23 nëntor dhe në Japoni më 23-26 nëntor.
”Ati i Shenjtë do të vizitojë qytetet e Tokios, Hiroshimës dhe Nagasakit”, saktëson më tej Vatikani./ /ervo/ a.jor.























