Ballina Bota

GJERMANI – Pezullohen disa fluturime për shkaqe sigurie

MYNIH, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Fluturimet drejt pjesëve të Terminalit 1 në Aeroportin e Mynihut u pezulluan pasi një pasagjer hyri në një zonën e sigurisë pa kaluar kontrollet e duhura.

Nuk është e qartë se sa fluturime u prekën nga ky incident.

Muajin e kaluar, një pasagjer përdori një dalje emergjente në aeroport për të shmangur një pikë kontrolli të sigurisë duke bërë që dhe qindra fluturime të anuloheshin.

Të gjitha terminalet 2 dhe pjesët e Terminalit 1 u anuluan nga policia ndërsa po kërkonin një shtetas spanjoll i cili duhej të verifikohej para se të vazhdonte për në Madrid pas fluturimit të tij nga Bangkoku./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Rivali im në zgjedhje do të jetë Biden
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Shitet pallati ku gurin e themelit e vuri… Gorbaçovi!