Ballina Aktualitet

Suedia mbështet forcimin e demokracisë në Shqipëri

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Suedia mbështet forcimin e demokracisë, të drejtat themelore të njeriut dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri

“I lumtur të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale, dhe të merrja garancitë e saj për mbështetjen e Suedisë për forcimin e demokracisë, të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri”, u shpreh Presidenti Meta pas takimit.

Ambasadorja e re e Suedisë, Elsa Hastad në prezantimin e saj për shqiptarët u shpreh se kërkon të promovojë modelin e zhvillimit të qëndrueshëm.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLigji për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, Gjermeni: Siguron zhvillimin e qëndrueshëm
Artikulli tjetërLigji për partneritetin publik-privat, Ahmetaj: Ndryshimet të konsultuara me FMN e Bankën Botërore