Ballina Bota

SHBA – Antitrusti shënjestron kompaninë Amazon

UASHINGTON, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – Antitrusti amerikan ka vendosur në shënjestër kompaninë gjigante Amazon.

Një ekip i hetuesve të Komisionit Federal të Tregtisë (FTC), raporton Bloomberg, filloi të intervistojë bizneset e vogla që shesin produkte në Amazon.com për të përcaktuar nëse gjiganti i tregtisë elektronike po abuzonte me fuqinë e tij në dëm të konkurrencës.

Bisedimet tregojnë se FTC është në fazat fillestare të një studimi të gjerë që synon të kuptojë se si funksionon Amazon duke identifikuar praktikat e mundshme të kundërligjshme.

Disa avokatë dhe të paktën një ekonomist po kryejnë intervista që zgjasin të paktën 90 minuta për një numër çështjesh.

Kohëzgjatja e intervistave dhe stafi i punësuar sugjeron që ky është një hetim serioz dhe jo thjesht një përgjigje ndaj Amazon./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Transformimi rrënjësor i shkollës së Prezës, kushte bashkëkohore për nxënësit
Artikulli tjetërMbrëmjet e kinemasë në Amfiteatrin antik në Durrës