Ballina Flash

Mbrëmjet e kinemasë në Amfiteatrin antik në Durrës

TIRANË, 12 shtator/ATSH/- Në arenën e Amfiteatrit antik të Durrësit mbrëmjen e kaluar në prani të mjaft artdashësve të kinemasë, u shfaq filmi italian “Un paese quasi perfetto” i regjisorit Massimo Gaudioso.

“Kjo ishte mbrëmja e fundit e kinemasë që u organizua nga Drejtoria rajonale e Kulturës Kombëtare, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe bashkinë Durrës”, – tha drejtori Alban Ramohito.

Që nga muaji korrik në amfiteatër, çdo të mërkurë janë shfaqur prodhime të kinemasë italiane të periudhës së neorealizmit, si dhe të autorëve bashkëkohorë.

Mes tyre edhe “Sedota e abbandonata” i regjisorit Pietro Germi dhe filmi “Si accettano miracoli” nga Alessaandro Siani. Të hënave artdashësit durrsakë kanë ndjekur filma dhe komedi të artistëve shqiptarë.

Gjatë stinës së verës në skenën e improvizuar të monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë janë organizuar edhe veprimtari të muzikës klasike, ku shquhet koncerti “Katër stinët” i Vivaldit në kuadër të Bienales “Netët e muzikës klasike”./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Antitrusti shënjestron kompaninë Amazon
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni aktivizon një traktat rajonal për bashkëpunimin ushtarak kundër Venezuelës