Ballina Bota

SHBA – Pompeo thekson mosmarrëveshjet e shumta me Bolton, i shkarkuar nga Trump

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo theksoi sot mosmarrëveshjet e shumta me ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, i shkarkuar nga presidenti Donald Trump.

“Ka pasur shumë raste kur Bolton dhe unë nuk kemi qenë dakord, asnjë dyshim mbi këtë”, deklaroi Pompeo gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne punojmë shumë afër me presidentin e SHBA-së”, shtoi ai.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin nga ana tjetër konfirmoi se Trump nuk synon të ndryshojë politikën e tij kundrejt Iranit dhe se është i vendosur të vazhdojë fushatën e tij të presionit maksimal kundër Teheranit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare kundër Vetëvrasjeve/ Burgjet, bilanc të rasteve të menaxhuara
Artikulli tjetër22% e totalit të prodhimit të perimeve vjen nga serrat