Ballina Flash

FUTBOLL – Kosova humbet 5-3 me Anglinë

SAUTHEMPTON, 10 shtator /ATSH/ – Në ndeshjen Angli – Kosovë u dhurua spektakël nëpërmjet një loje të mbushur me gola, ndonëse kombëtarja kosovare humbi me rezultatin 5-3.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 5-1, ku Kosova arriti të shënojë që në minutën e parë me Berishën. Golat për kombëtaren angleze u shënuan nga Sterling (8), Kane (19), Vojvoda shënon autogol (38), Sancho (44, 46).

Kombëtarja e Kosovës në pjesën e dytë arriti të rimarrë veten duke shënuar dy gola me Berishën (49) dhe Muriqi (54) me 11-metërsh. Ndeshja përfundoi me rezultatin 5-3. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni për Politikën e Jashtme miratoi tre projektligje
Artikulli tjetërLleshaj me delegacionin e Komisionit të Venecias: Zgjedhjet lokale u zhvilluan rregullisht, pavarësisht skenarëve të imagjinuar