
MOSKË, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Partia në pushtet ka pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet për bashkinë e Moskës, duke humbur rreth një të tretën e vendeve të këshillit bashkiak, apo parlamentit, sipas rezultateve paraprake të dhëna nga agjencitë ruse të lajmeve.
Pas numërimit të pothuajse të të gjitha fletëve të votimit, kandidatët e mbështetur nga autoritetet kanë humbur të paktën 20 nga 45 rajone të kryeqytetit, pas një vere të shënuar nga manifestime të shumta të opozitës, që kishte kërkuar moszhvillimin e zgjedhjeve.
Ata kontrollojnë deri tani 38 vende në Parlament.
Kandidatët komunistë janë fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve. Ata kanë marrë 13 vende ka pesë më parë.
Partia liberale ”Jablloko” (”Molla”) do të ketë tre vende, një kandidate e pavarur që ata e mbështetën duke fituar gjithashtu.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, nëntë ish-deputetë të partisë në pushtet ”Rusia e bashkuar” nuk janë rizgjedhur mes të cilëve, kreu i degës moskovite të partisë, Andrei Metelsky, që ishte zgjedhur që prej 2001.
Pjesëmarrja ka qenë 21,77%, shumë më e lartë se ajo e zgjedhjeve të mëparshme lokale në vitin 2014./ /ec/ a.jor.






















