Ballina Bota

ITALI – 10 të arrestuar në një operacion kundër terrorizmit

ROMË, 7 shtator /ATSH-AFP/ – Drejtësia italiane njoftoi sot se kishte lëshuar mandatarreste kundër 10 personave, tetë prej të cilëve me origjinë tuniziane dhe dy italianë, të dyshuar për financim të terrorizmit, mes të cilëve një imam nga Teromo, në pjesën qendrore të Italisë.

“Këta persona dyshohen për krijimin e shumë llogarive false, përmes shoqërive të ndryshme, për të lënë mënjanë shuma të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave fryt i evazionit fiskal”, theksoi në një komunikatë prokuroria e Akuilas.

”Këto para shërbenin gjithashtu për financimin e aktiviteteve lidhur me organizatën radikale al-Nosra, ish-degë siriane e Al-Kaedës”, sipas të njëjtit burim.

“Një pjesë e këtyre parave ishte e destinuar për imamët në Itali, një prej të cilëve i dënuar për krijimin e një shoqate kriminale me qëllime të terrorizmit ndërkombëtar”, vijon komunikata./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPasi fituan betejën e jetës, binjakët shkojnë në shtëpi me çekun 1.6 milionë
Artikulli tjetër“Nuk zbatoi Dekriminalizimin për Kajmakun”, PD kërkon nga Prokuroria përgjigje zyrtare