UASHINGTON, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Të lehtësosh zbulimin e videove të trukuara nëpërmjet mjeteve të inteligjencës artificiale ky është objektivi i “deepfake challenge”, ndërmarrë nga kompanitë e teknologjisë.
Financuar në nivelin e 10 milionë dollarëve nga Facebook, kjo iniciativë synon të luftojë kundër një fenomeni të perceptuar si një kërcënim në rritje për integritetin e informacioneve në internet.
Projekti, i mbështetur nga Microsoft dhe një konsorcium për inteligjencën artificiale që bashkon disa gjigantë të teknologjisë si Apple, Amazon dhe IBM, u drejtohet universitarëve të dalë nga institucione si ”Massachusetts Institute of Technology” apo Universiteti i Oksfordit.
“Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i një teknologjie që të gjithë mund ta përdorin për të gjetur video të modifikuara nga mjetet e inteligjencës artificiale”, theksoi drejtori teknik Facebook, Mike Schroepfer./ /ec/ a.jor.






















