ITALI – Di Maio: Çështja e migrantëve përparësi e politikës së jashtme

ROMË, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Afrika nuk mund të shihet më vetëm si një shkak shqetësimi, por si një mundësi për të identifikuar partnerë të rinj strategjikë përmes të cilëve të rrisim zhvillimin dhe rritjen e vendit tonë, deklaroi ministri i ri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, në një mesazh përshëndetjeje për diplomacinë italiane në ditën e tij të parë në Farnesina.

”Çështja e migrantëve do të jetë një nga prioritetet e politikës së jashtme të qeverisë së re”, shtoi ai.

“Ne synojmë të punojmë për një përgjegjësi më të madhe europiane dhe që rregullorja e Dublinit të shfuqizohet”, përfundoi Di Maio në mesazhin e tij në ditën e parë të punës./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.