MONZA, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Sipas pilotit të “Mercedes”, Lewis Hamilton, botërori është ende i hapur, ndonëse ai ka 65 pikë avantazh nga Bottas para zhvillimit të Çmimit të Madh të Monzës.
“Sinqerisht mendoj se është sezoni më i mirë në karrierën time. Nuk kam qenë kurrë kaq konstat, edhe pse në disa gara nuk kam qenë edhe aq mirë. Makina mund të përmirësohet, por ekipi është duke punuar mirë. Nuk e di si do të vazhdojë botërori, por sigurisht jam i gatshëm të vazhdojë të luftojë”, theksoi kampioni i botës në fuqi.
Hamilton e konsideron unike atmosferën në Monza dhe si favorite Ferrarin për këtë Çmim të Madhe.
“E dinim se pas pushimeve do të kishte qenë e vështirë, mbi të gjitha në Spa dhe Monza. Në Belgjikë, Ferrarit ishin edhe më të shpejta nga sa e prisnim, por gara u vendos vetëm në finale. Në Monza do të jetë më e vështirë për ne”, u shpreh ai. /G.S/























