Ballina Bota

BM – Konservatorët dëbojnë deputetët rebelë

LONDËR, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Të 21 deputetët konservatorë të etiketuar si rebelë, të cilët votuan dje në mbrëmje kundër vijës së qeverisë së kryeministrit, Boris Johnson, në favor të një shtyrje të re të Brexit, do të dëbohen nga grupi parlamentar konservator, shkruan sot media britanike.

Linja e ashpër që Johnson dëshiron të ndjekë, është e destinuar të mos marrë miratimin nga ana e disa deputetë të rëndësishëm konservatorë dhe prej një kohe të gjatë në këtë parti.

Qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson humbi maxhorancën në Parlament, që mbështetej vetëm në një votë më shumë, pas largimit të deputetit konservator, Phillip Lee, i cili iu bashkua partive liberal-demokrate, eurofile.

”Qeveria konservatore ndjek në mënyrë agresive një Brexit të dëmshëm. Brexit vë jetë në rrezik dhe kërcënon në mënyrë të pajustifikuar integritetin e Britanisë së Madhe”, u justifikua Phillip Lee në një komunikatë, i cili iu bashkua opozitës./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 4 shtator 2019
Artikulli tjetërKosovë/Parashikimi i motit, 4 shtator