BLED – Daçiç: Takimi me Palmer pozitiv

BLED, 4 shtator /ATSH-TANJUG/ – Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se pati një takim pozitiv me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, duke shpresuar se ai do të luajë një rol pozitiv në dialogun Beograd-Prishtinë.

”Na duhet të presim për zgjedhjen e komisionerit të ri për politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së, Josep Borrell… si edhe për qeverinë e re në Prishtinë”, tha Daçiç për gazetarët në Forumin e Bledit.

“Po hapet një mundësi për të vazhduar dialogun, por nuk pritet të ndodhë realisht, para  formimit të një qeverie të re në Prishtinë. Serbia do të jetë konstruktive”, theksoi ai./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.