TIRANË, 4 Shtator/ATSH/-Federata Shqiptare e Volejbollit ka organizuar në mjediset e Parkut Olimpik, në kryeqytet, hedhjen e shortit të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për të rritur dhe të rritura, sezoni sportiv 2019-2020.
Te meshkujt, do të marrin pjesë 9 skuadra: Vllaznia, Teuta, Erzeni, Partizani, Skënderbeu, Studenti, Farka Volley, Elbasani dhe Tirana. Sezoni i rregullt do të nisë më 29 shtator dhe përfundojë më 28 mars 2020.
Më poshtë kalendari i sezonit 2019-2020.













