TIRANË, 3 shtator /ATSH/ – Organizata ndërkombëtare që i kushtohet lirisë së medias Reporterë pa Kufij (Reporters sans frontières – RSF) dënoi sot nëpërmjet një mesazhi në profilin zyrtar në “Twitter” liderin e opozitës Lulzim Basha në lidhje me mediat që i konsideron si të kapura nga Edi Rama.
“RSF shpreh keqardhje që lideri i opozitës Lulzim Basha në mënyrë të fshehtë i ka kërkuar anëtarëve të partisë së tij që të bojkotojnë disa media nën pretekstin se i shërbejnë propagandës së kryeministrit Edi Rama”, shkruan Reporterë pa Kufij.

“Duke vepruar në këtë mënyrë, Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarisë dhe dëmton besimin tek media”, vazhdon mesazhi i RSF, duke përmendur disa media dhe gazetarë që kanë qenë kritikë ndaj liderit të opozitës./G.S/























