Ballina Bota

SHBA – Anulohen mbi 1.300 fluturime për shkak të uraganit Dorian

UASHINGTON, 3 shtator /ATSH-AA/ – Për shkak të uraganit Dorian, i cili shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe lëndimin e të paktën 21 të tjerëve në Bahama, janë anuluar mbi 1300 fluturime.

Sipas faqes në internet për ndjekjen e fluturimeve, “FlightAware”, njoftohet se “në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anuluar 1354 fluturime të brendshme dhe të jashtme, shumica për shkak të kushteve të motit që ka shkaktuar uragani Dorian”.

Në këtë faqe gjithashtu është theksuar se edhe 273 fluturime brenda dhe jashtë vendit janë zhvilluar me vonesë.

Uragani, erërat e të cilit arritën shpejtësinë maksimale prej 295 kilometra në orë, është një nga uraganet më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Atlantik. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRSF dënon bojkotimin e medias kritike nga ana e Bashës
Artikulli tjetërForumi Strategjik i “Bled”/ Matthew Palmer: Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, synimi ynë