Ballina Bota

BM – Rihapet parlamenti

LONDËR, 3 shtator /ATSH-ANSA/ – Rihapet parlamenti britanik pas pushimit të verës dhe para pezullimit të kërcënuar për javët e ardhshme. Në rendin e ditës, fillimi i përballjes për Brexit midis Boris Johnson dhe kundërshtarëve në sfondin e skenarit të zgjedhjeve.

Gjatë ditës do të ketë një sfidë për mocionin që synon të heqë kontrollin e kalendarit parlamentar nga qeveria dhe të votojë nesër ligjin që detyron ekzekutivin të kërkojë nga Brukseli një shtyrje të re tre mujore të daljes nga BE, në mungesë të një marrëveshjeje divorci.

Johnson ka deklaruar se nuk është i gatshëm të negociojë ndonjë zgjatje të mëtejshme, por kundërshtarët duket se kanë numrat për të kaluar ligjin./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIcardi i “dashuruar” me “PSG”: Dua të fitoj sa më shumë tituj
Artikulli tjetërPolicia në Ferizaj nis zbatimin e planit operativ “Shtatori i sigurt”