Ballina Flash

FORMULA 1 – Charles Leclerc në pole-position në Çmimin e Madh të Belgjikës

SPA-FRANKORSHAMP, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Charles Leclerc (Ferrari) do të fillojë garën në pole-position në Çmimin e Madh të Belgjikës, që është gara e 13-të e kampionatit të botës, duke dalë para shokut të tij të skuadrës, Sebastian Vettel.

Kjo është pole-position e tretë në këtë sezon për pilotin e ri (21 vjeç) nga Mali i Zi i cili ende nuk ka fituar një Çmim të Madh ndërkohë që po zhvillon sezonin e tij të parë për “Ferrari”.

Ai arriti të krijojë një hendek të gjerë me shokun e tij të skuadrës gjatë kësaj seance kualifikimesh të zhvilluar në një mot me diell të nxehtë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKukës, shkolla “Bajram Curri” me infrastrukturë të re
Artikulli tjetërSHBA – Dorian kthehet në një uragan të kategorisë 4, i afrohet Floridës