Ballina Bota

SHBA – Dorian kthehet në një uragan të kategorisë 4, i afrohet Floridës

NJU JORK, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Uragani Dorian po i afrohet Floridës dhe kërcënon 10 milionë persona.

“Uragani po përforcohet dhe tani ka arritur në kategorinë 4, jashtëzakonisht i rrezikshëm. Mund të jetë shumë shkatërrues”, paralajmëron Donald Trump.

Janë duke u marrë masat në të gjithë shtetin, meqenëse nuk është arritur të parashikohet me saktësi trajektorja e uraganit. Megjithatë matjet e fundit tregojnë një ndryshim të trajektores dhe mendohet se uragani do të prekë vetëm brigjet duke kursye pjesën e brendshme.

Por asgjë nuk është e sigurt edhe sepse efektet e para të uraganit po ndihen, me ujin që rritet në Majemi dhe disa përmbytje në qytet.

Evakuimet e detyrueshme janë duke u kryer në disa zona të shtetit, të cilat konsiderohen për momentin më të rrezikuarat nga Dorian. Mes tyre janë Brevard, Palm Beach dhe Martin. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFORMULA 1 – Charles Leclerc në pole-position në Çmimin e Madh të Belgjikës
Artikulli tjetërKukës, AKZM takime për masat mbi parandalimin e zjarreve dhe prerjet e paligjshme