Ballina Flash

Inva Mula, koncert në Palermo për Nënë Terezën

TIRANË, 30 Gusht /ATSH/ -Sopranoja me famë botërore Inva Mula do të mbajë një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të saj.

Koncerti “Nëna Arbëri”, do të mbahet më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi.

Së bashku me sopranon Inva Mula do të jenë edhe artistë të njohur shqiptar dhe italianë që do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko shprehet se ky koncert organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

“”Nëna Arbëri”, një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të sqj. Më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi, sopranoja Inva Mula së bashku me artistë të njohur shqiptar dhe italiane do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast. Ky është një koncert që organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, thekson Majko.

/gj.mima/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Shkodrës dhe banorët e zonës i vijnë në ndihmë turistit polak
Artikulli tjetërNyje e lidhjeve tregtare/ Rikonstruksion aksit kryesor në Rrogozhinë