Ballina Bota

FINLANDË – BE e gatshme për diskutime me Londrën për Brexit

HELSINKI, 30 gusht /ATSH-AFP/ – Anëtarët e Bashkimit Europian u shprehën të gatshëm për të diskutuar me Londrën për të shmangur një divorc pa marrëveshje më 31 tetor dhe pret propozime, theksuan sot disa ministra të Punëve të Jashtme, pas disa bisedimeve me  homologët britanikë në Helsinki.

“Për momentin, asgjë e besueshme nuk ka ardhur nga qeveria britanike në kuadër të një alternative për ‘backstop”, theksoi kreu i diplomacisë irlandeze, Simon Coveney në ditën e dytë të një takimi jozyrtar.

“Ne presim propozimet që do të vijnë nga Londra. E kam thënë qartë që tashmë është e nevojshme për shkak të kohës, t’i vendosim në tryezë sa më shpejt të jetë e mundur”, nënvizoi ministri gjerman, Heiko Maas.

“Ne nuk mund të imagjinojmë që marrëveshja e divorcit mund të rihapet”, theksoi ai.

Ministrat janë takuar me homologun britanik, Dominic Raab dhe disa janë shprehur se ishin zhgënjyer nga qëndrimi britanik.

“Britanikët nuk janë të gatshëm për një ‘no deal”, theksoi një diplomat europian./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPampuri: Veliaj betonizoi Tiranën, 80% më shumë leje ndërtimi sesa një vit më parë
Artikulli tjetërGJERMANI – Lehtësohet marrja e kombësisë për pasardhësit e viktimave naziste