DOHA, 29 gusht /ATSH-AA/ – Katari ka njoftuar se ka emëruar ambasador të ri në Jordani dy vjet pas uljes së nivelit të marrëdhënieve diplomatike të shkaktuar nga kriza e Gjirit, ka bërë të ditur Agjencia e Lajmeve të Katarit (QNA).
‘’Emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka emëruar Jassim bin Mohammed si “ambasador të jashtëzakonshëm”, në Jordani, njofton QNA.
Në muajin korrik, mbreti Abdullah II i Jordanisë emëroi Zaid al-Lawzi, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme si ambasador i Jordanit në Doha.
Në qershor të vitit 2017, Ammani uli nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Katarin për shkak të krizës së Gjirit, kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti papritmas ndërprenë lidhjet me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e grupeve terroriste.
Katari, nga ana e tij, zëshëm ka mohuar akuzat, duke përshkruar embargon e udhëhequr nga Arabia Saudite si një shkelje e ligjit ndërkombëtar. /os/j.p/






















