TIRANË, 27 gusht/ATSH/Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një sërë fotosh nga puna e përditshme e punonjësve të mirëmbajtjes, për një Tiranë të gjelbëruar. Në ndërhyrjen e radhës, punonjësit kanë krasitur dhe pastruar të gjithë gjelbërimin përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”.
“Bukur dhe pastër! Punëtorët e palodhur të Tiranës, krasitën e pastruan të gjithë gjelbërimin përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, -tha Veliaj. z.tosku/j.p/












