Ballina Bota

BE – Juncker i kthehet punës për Brexit pas një operacioni emergjent

BRUKSEL, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker u kthye sot në punë pasi kaloi një operacion emergjent të tëmthit.

“Një prej veprimeve të tij të para ishte një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson në lidhje me perspektivën e një Brexit pa marrëveshje”, deklaroi zëdhënësja e Juncker, Mina Adreeva.

Në fillim të këtij muaji, komisioni njoftoi se Juncker u detyrua të ndërpresë pushimet e tij verore në Austri për t’u kthyer në Likesmburg për kryerjen e një operacioni emergjent duke munguar gjithashtu edhe në samitin e G7-ës në Biarric, Francë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – L5Y-ja kërcënon për bllokim të bisedimeve me PD-në
Artikulli tjetërRUSI – Putin: Moska dhe Ankaraja ndajnë të njëjtat shqetësime për Idlebin