TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Në nder të shenjtores dhe humanistes së madhe shqiptare “Nënë Tereza”, bashkia e Tiranës ka mundësuar vendosjen e emrit të saj në projekte të rëndësishme.
Në 2018 bashkia e Tiranës çeli mensën sociale “Nënë Tereza”, këtë vit nisi ndërtimi i shkollës “Nënë Tereza” dhe vitin tjetër, bashkia e Tiranës ka menduar kthimin në pedonale të sheshit “Nënë Tereza”.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, sipas tij, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë.
“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare!Në 2018 – hapëm Mensën Sociale “Nënë Tereza”. Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”.
Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin “Nënë Tereza”.Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, -thotë Veliaj.
Sot shënohet 109 vjetori i lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare Nënë Tereza.
z.tosku/j.p/























