Ballina Bota

BIARRC – G7: Të evitohet dhuna në Hong Kong

BIARRIC, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Vendet e G7-ës bënë thirrje sot për të respektuar statusin e vendit autonom të Hong Kongut dhe për të evituar dhunën pas më shumë se dy muaj manifestimesh në favor të reformave demokratike në këtë ish-koloni britanike, të shoqëruara me përplasje të dhunshme me policinë.

“G7-a rithekson ekzistencën dhe rëndësinë e deklaratës kinezo-britanike të viti 1984 mbi Hong-Kongun dhe bëri thirrje që të evitohet dhuna”, sipas një deklarate përfundimtare në përfundim të tre ditëve të samitit në Biarric, në jugperëndim të Francës.

Megjithatë, kina nuk është pjesë e grupit G7. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjerohet gama e prodhimeve bujqësore bio
Artikulli tjetërTEHERAN – Irani dërgon luftanije në Gjirin e Adenit