Ballina Bota

HONG KONG – Policia përdor pompat e ujit për shpërndarjen e manifestuesve 

HONG KONG, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Policia e Hong Kongut ka përdorur sot pompat e ujit në përpjekje për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritarë, për herë të parë që prej fillimit të lëvizjes pro-demokracisë në muajin qershor, theksoi një gazetar.

 

Forcat e sigurisë kishin konfirmuar se deri tani nuk e kishin përdorur këtë teknikë për shpërndarjen e manifestuesve vetëm në raste të prishjes në shkallë të gjerë të sigurisë publike.

Qindra manifestues pro-demokracisë u mblodhën sot  në një stadium dhe filluan të marshonin në rrugët e Hong Kongut, ku po përgatiteshin për manifestime të reja, pas përplasjeve të dhunshme në qytet./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBIARRIZT/G7 – Trump dhe europianët të ndarë për Iranin, pavarësisht presionit të Macron 
Artikulli tjetërSarandë, shtatë persona të arrestuar, mes tyre dy rusë për kontrabandë nafte