TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Në vetëm 48 orë nga dalja e aplikacionit STOP INFORMALITETIT, numri i denoncimeve të qytetarëve ka shkuar në 411.
Kryeministri Edi Rama falënderoi sot të gjithë qytetarët për kontributin e çmuar, ndërsa u shpreh se 5510 qytetarë kanë shkarkuar në këto 48 orë aplikacionin STOP INFORMALITETIT në smartfonin e tyre.
“Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details… Shkarkoje edhe ti dhe bëj pjesën tënde të vogël për të mirën e madhe të vendit e të shoqërisë, duke denoncuar çdo abuzues që të del përpara”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se çdo denoncim është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave personale është 100% i garantuar.
/m.m/j.p/












