Ballina Bota

POLONI – Stuhia e vetëtimave shkakton disa viktima

VARSHAVË, 22 gusht /ATSH-AA/ – Disa persona kanë humbur jetën nga goditja e rrufesë në Poloni, si dhe disa të tjerë janë lënduar.

Shërbimi pyjor i shpëtimit njoftoi se disa persona e kanë humbur jetën nga goditjet e rrufesë në vargmalet Tatra në jug të Polonisë.

Ekipet e shpëtimit janë nisur në majën e malit Gievont, ku grupi i turistëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, u kap nga moti i keq i shoqëruar me vetëtima.

Televizioni TVN24 publikoi pamjet ku shihen forcat e shpëtimit të cilët përpiqen me helikopter të mbërrijnë deri në majën e malit. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni i shqetësuar që Seuli ndërpreu shkëmbimin e informacionit ushtarak me Tokion
Artikulli tjetërÇelet Edicioni i 8-të i Panairit të Suvenireve Turistike