Ballina Bota

KANADA – Trudeau: Nuk mposhtemi përballë Kinës

MONTREAL, 22 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau theksoi sot se Kanadaja nuk do të mposhtet përballë Kinës, ndërkohë që dy vendet po kalojnë një krizë të rëndë diploamatike që prej arrestimit të një drejtueseje të Huawei-t në dhjetor.

Trudeau u kërkoi edhe njëherë autoriteve kineze vetëpërmbajtje përballë manifestuesve në Hong Kong, ndërkohë edhe vetë Pekini i ka kërkuar Otavës të mos ndërhyjë në punët e brendshme kineze.

“Ne duhet të pranojmë që Kina është një ekonomi në zhvillim, që kërkon gjithnjë e më shumë vend në skenën ndërkombëtare”, deklaroi Trudeau gjatë një fjalimi para Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Montrealit (CORIM).

“Por, mos gaboni, ne do të mbrojmë gjithmonë kanadezët dhe interesat e tyre”, theksoi ai.

“Që prej shumë kohësh, jemi mësuar të merremi drejtpërdrejt dhe me sukses me partnerët më të rëndësishëm. Ne nuk kërkojmë përshkallëzim, por edhe ne nuk dorëzohemi”, shtoi ai.

Arrestimi në Vankuver në fillimi të muajit dhjetor i një drejtueseje të gjigantit kinez të telefonave “Huawei”, Meng Wanzhou, me kërkesë të SHBA-së që kërkoi ekstradimin e saj, ka shkaktuar një krizë diplomatike të pazakontë mes Otavës dhe Pekinit./  /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaga mesatare, në rritje gjatë vitit 2019
Artikulli tjetërPogradec/ Investime në institucionet arsimore para nisjes së vitit shkollor