Ballina Bota

BRUKSEL – BE-ja kundër rikthimit të Moskës në G8

BRUKSEL, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – BE-ja nuk është në favor të një riaktivizimi të mundshëm të formatit G8, njoftojnë burime europiane pranë kësaj dosjeje disa ditë para samitit të G7-ës në Biarric.

“Arsyet që sollën përjashtimin e Moskës vazhdojnë të jenë të vlefshme, për këtë arsye do të ishte kundër produktive”, theksojnë këto burime.

“Për më tepër ky format duhet të vazhdojë të jetë një bashkësi demokracishë që respektojnë shtetin e së drejtës”, sipas të njëjtave burime.

Të martën, presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar se do të ishte e përshtatshme që G7-a të kthehej sërish në G8, një pozicion i mbështetur edhe nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump kritikon drejtuesit e markave automobilistike Ford dhe GM
Artikulli tjetërFoto/ Liqeni i Pukës, nga ferra e plehra, në atraksionin më të ri turistik