Ballina Bota

MJEDIS – Regjistrohet rekord zjarresh në Amazonë

BRAZILIA, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Rekord zjarresh në Amazonë, njofton agjencia braziliane INPE që ka numëruar 72 000 nga janari, 9500 të të cilave kanë rënë vetëm në javën e fundit, cituar nga televizioni britanik, BBC.

Këtë vit është regjistruar një rritje me 84% dhe është e dhëna më e lartë që prej vitit 2013, kur filluan matjet e këtij fenomeni.

Të hënën e kaluar, tymi i krijuar nga zjarret errësoi për më shumë se një orë qiellin e San Paolos.

Kritikët akuzojnë politikën mjedisore të presidentit, Jair Bolsonaro, që është më shumë i fokusuar tek zhvillimi se sa tek konservimi. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Dibër nis aksionin për lirimin e hapësirave publike
Artikulli tjetërReforma për personat me aftësi ndryshe, Manastirliu konsultim me grupet e interesit