BERLIN, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – E quajnë “Normal One”, por ka pushtuar tashmë zemrat e gjithë mbështetësve të “Liverpulit”, historikisht shumë pretendues për të gjithë ata që shkelin fushën legjendare të “Anfield Road”.
Juergen Klopp, që arriti të fitojë Ligën e Kampionëve dhe që tashmë synon të fitojë Premier Ligën, u rrëfye në një intervistë të gjatë për “Sport Bild”.
Nga viti 2015 në bankinën e “Liverpulit”, kontrata e tij skadon në vitin 2022, megjithatë Klopp nuk e përjashton kthimin në Gjermani.
“Do më pëlqente ta bëja. Në fillim me Kombëtaren, më pas me Bajernin e Mynihut, pastaj sërish me Borusia Dortmund, dhe në fund do të rikthehesha përgjithmonë tek Liverpuli. Nuk e di se çfarë do të ndodhë”, shpjegon trajneri kampion i Europës. /G.S/























