Ballina Aktualitet

Dosja 184 në Prokurorinë e Dibrës, PD: Veprim për të varrosur hetimet

TIRANË, 21 gusht/ATSH/- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se kalimi i dosjes nr. 184 në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar së ekzistuari si e tillë dhe me urdhër të Edi Ramës, është shndërruar në një prokurori private që nuk ndëshkon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve, por e mbron atë. Sot, media zbuloi vendimin skandaloz për të varrosur dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër”, theksoi Bardhi.

Sipas tij, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

“Publikimi i përgjimeve nga gazeta prestigjioze gjermane BILD u faktoi shqiptarëve se në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, partia në pushtet kishte vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale”, – nënvizoi Bardhi.

Ai tha se “heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAK-ut, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u”./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – PD propozon një aleancë me L5Y
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel: Një Brexit pa marrëveshje sjell pasoja ekonomike