TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar PD- së, Edvin Kulluri, komentoi sot deklaratat e PD-së së Shkodrës, se Topalli e ka emëruar drejtor Valdrin Pjetrin.
Kulluri mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë.
“Kjo puna e Valdrinit që e paska emëruar Topalli drejtor na doli si jastëku i Marigosë tek 14 vjeç dhëndër! “Trimi” na paska qenë në oborrin e Bashës! Kështu është kur kryetarin e kemi Gjino! E ka emëruar tjetërkush në 2010 në Ministrinë e Financave që është në Këshillin Kombëtar të PD-së sot dhe jo Topalli, siç e akuzoi pa turp Basha përmes një deklarate pa firmë e vulë nga Shkodra dje”, tha Kulluri./m.m/






















