SEUL – Presidenti koreanojugor i shtrin dorën Japonisë për konfliktin tregtar

SEUL, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In bëri thirrje për bashkëpunim me Japoninë në mënyrë që të zgjidhet konflikti tregtar mes dy vendeve.

“Më mirë vonë se sa kurrë. Nëse Japonia zgjedh rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit, ne me shumë kënaqësi do të bashkohemi”, tha sot Moon në një fjalim me rastin e ditës së çlirimit të Koresë së jugut, kur trupat pushtuese japoneze u larguan nga vendi në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Ne do të përpiqemi bashkë me Japoninë që të krijojmë një Azi Lindore që angazhohet në tregti të drejtë dhe bashkëpunim”, shtoi Moon. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.