Ballina Bota

SOFT NEWS – Edhe ky quhet… rekord!

VJENË, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Atleti austriak i sporteve ekstreme, Josef Koeberl vendosi një rekord të ri botëror duke kaluar më shumë se dy orë në një vaskë të mbushur me akull, sipas agjencisë austriake të lajmeve, APA.

”Koeberl kaloi saktësisht dy orë, tetë minuta dhe 47 sekonda i mbuluar deri në qafë me akull, ndërkohë që kishte veshur vetëm kostum banje”, saktësoi APA.

Ai vendosi rekordin botëror jashtë stacionit kryesor të trenave në Vjenë.

“Ndihem mirë. Ndoshta do të kalonte pak më gjatë. Asnjëherë nuk do të kisha menduar se do të shkonte aq mirë”, tha Koeberl.

Rekordi i kaluar ishte një orë, 53 minuta dhe 10 sekonda./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Deputeti çek në Tepelenë: Bashkëpunim për 10-fishimin e numrit të turistëve nga Çekia
Artikulli tjetërMemorandum për pjesëmarrje të studentëve në konferenca ndërkombëtare