SOFT NEWS – Plastikë nga… kaktusi?

The Mexican Scientist Sandra Pascoe Ortiz work in the laboratory of the University of Valle de Atemajac (UNIVA) the process of transforming the nopal into a formula that allows to develop plaques with the base of the Nopal cactus in Zapopan, Jalisco on July 31, 2019. Pascoe developed a biodegradable plastic made with juice from that plant, from which objects such as disposable packaging that do not pollute the environment can be manufactured.

MEKSIKË, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Kaktusi, emblema kombëtare e Meksikës, i refuzuar në shumë produkte, do të mund të gjejë një përdorim shtesë dhe të panjohur më parë.

Ai do të përdoret për prodhimin e një plastike të biodegradueshme për të ruajtur mjedisin.

Studiuesja meksikane, Sandra Pascoe ka krijuar një material të ri që mundëson prodhimin e ambalazheve të riciklueshme.

“Tuli është shtypur për të marrë një lëng që e kam përdorur menjëherë”, thekson studiuesja e Universitetit ”Valle de Atemajac”, në  Guadalajara, në perëndim të Meksikës.

Kjo substancë është bashkuar menjëherë me substanca jotoksike dhe përdoret për të bërë gjethe. Më pas, gjethet ngjyrosen me ndihmën e pigmenteve dhe vendosen në funksion të nevojave të ambalazhit.

“Ajo që ne bëjmë, është të përqendrohemi në objektet që nuk kanë jetëgjatësi”, vijon ajo, veçanërisht ambalazhet me një përdorim.

Mënyra e prodhimit vazhdon të jetë objekt i testeve, por studiuesja shpreson të nisë në fillim të vitit 2020 kërkimin e partnerëve për të prodhuar këtë plastikë në shkallë më të gjerë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.