Ambasada e SHBA-së uron Kurban Bajramin: Reflektim për paqe e begati

TIRANË, 11 gusht /ATSH – I. Vata/ – Ambasadës së Shteteve të Bashkuara  ka uruar sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramin.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë e konsideron ditën e Kurban Bajramit si ditë reflektimi dhe angazhimi të përbashkët për paqe mes komuniteteve.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata”, shprehet ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.