TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Pas 12 viteve të qeverisjes së Kamzës nga ana e Partisë Demokratike, drejtuesi politik për qarkun e Tiranës njëherësh edhe deputet i PS-së, Ervin Bushati e ka konsideruar një epokë të re me ardhjen në pushtet të kryetarin e ri të bashkisë Rakip Suli.
Bushati në një takim të zhvilluar me strukturat e partisë socialiste në Kamëz, ka thënë se ka përfunduar historia kur zyrat mbeteshin bosh dhe qytetarëve më shumë u shtoheshin hallet dhe jo zgjidhjet.
“Krenar që hapet një epokë e re për Kamzën: me gjithë punën në Ekip të qarkut Tiranë, kryetarin e ri të bashkisë Rakip Suli dhe me super skuadrën e Këshillit bashkiak. Sot interesi i qytetarëve të Kamzës mbrohet nga ne. Përfundon historia kur zyrat mbeteshin bosh dhe qytetarëve më shumë u shtoheshin hallet dhe jo zgjidhjet. Kjo rrjedhë historie e mbrapsht 12-vjeçare merr fund. Sot ju, këshilltarët e bashkisë, keni përgjegjësinë të zgjidhni hallet e çdo qytetari në çdo lagje: kjo përmbushet me vullnet dhe përkushtim të përditshëm”, -thotë deputeti i PS-së.
Gjithashtu, Bushati thotë se familjet në Kamëz dhe Paskuqan do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë.






















