Ballina Bota

LONDËR – Kompania “British Airways” preket nga një problem informatik

LONDËR, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Kompania ajrore “British Airways” pati sot vonesa dhe anulime të shumta në aeroportet londineze për shkak të një problemi informatik që preku sistemin e regjistrimit

“Ne po punojmë sa më shpejt të jetë e mundur për të zgjidhur një problem që ka shkaktuar anulimet e fluturimeve dhe vonesat në aeroportet e Londrës”, theksoi kompania në një komunikatë, pa dhënë detaje për numrin e fluturimeve të prekura.

Sipas një numërimi, 100 fluturime janë anuluar në aeroportet “Heathrow” dhe “Gatwick” ndërkohë që shtypi britanik njofton për më shumë se 200 vonesa për 18 000 persona të prekur.

“British Airways është përballur me një problem teknik që ka prekur regjistrimin dhe nisjet nga aeroportet e Londrës”, theksoi një zëdhënës i aeroportit të Heathrow-t./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: FED të reduktojë sa më shpejt normat e interesit
Artikulli tjetërFOTO/ Bashkia Vorë nis punën pa humbur kohë, aksion pastrim në të gjithë territorin