Ballina Bota

RUSI – Riabkov: Dialog me SHBA-në për kontrollin e armëve

MOSKË, 5 gusht /ATSH-ANSA/ – Moska dhe Uashingtoni duhet të vazhdojnë dialogun për kontrollin e armëve, theksoi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov gjatë një konference shtypi.

“Ne jemi akoma të hapur për një dialog të drejtpërdrejtë dhe domethënës me SHBA-në për çështje që lidhen me traktatin INF dhe çështje të tjera të stabilitetit strategjik, bazuar në respektin reciprok dhe marrjen në konsideratë të interesave të secilit’’, shtoi ai.

‘’Është e nevojshme të vazhdohen konsultime midis agjencive të kontrollit të armëve, me vëmendje të veçantë për armët bërthamore, për të cilat është diskutuar në Gjenevë më 17 korrik”, shtoi ai.

”Për hapa të mëtejshme në fushën e kufizimit të armëve duhet marrë gjithashtu parasysh potenciali bërthamor i Francës dhe Britanisë së Madhe”, tha Riabkov./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Manchester United” refuzon ofertën e “Real Madrid” për Pogba
Artikulli tjetërMUZIKË – Sin Boy, reperi shqiptar që i ka vënë flakën skenës greke