Ballina Bota

MJEKËSI – Duhani forcon bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

NJU JORK, 5 gusht /ATSH-ANSA/ – Pirja e duhanit rrit aftësinë e superbaktereve për t’u rezistuar ilaçeve duke i bërë ato më invazive dhe rezistente ndaj antibiotikëve, sipas një studimi të botuar në ”Scientific Reports”.

Pirja e duhanit është përgjegjëse për rreth 7 milion viktima në botë çdo vit, të lidhura me kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes. Dihet që gjithashtu ka efektin e dëmtimit të mbrojtjes kundër infeksioneve, por deri më tani mekanizmi nuk ishte i qartë.

Për të mbushur këtë boshllëk, studimi i ri shqyrtoi efektin e tij në stafilokokun aureus, një bakter që mund të shkaktojë pneumoni, gjithnjë e më të vështirë për t’u trajtuar dhe potencialisht vdekjeprurës dhe rezistent ndaj antibiotikëve./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEGJIPT – Paraqitet sarkofagu i Tutankhamonit, në restaurim e sipër
Artikulli tjetër“Manchester United” blen Maguire për 87 milionë euro