UASHINGTON, 2 gusht /ATSH-AFP/ – Deficiti tregtar i SHBA-së shënoi rënie në qershor si rezultat i uljes së importeve, kryesisht nga Kina dhe Bashkimi Europian, ndërkohë nga ana tjetër eksportet regjistruan edhe më shumë rënie, një shenjë e ngadalësimit ekonomik.
”Bilanci tregtar i mallrave dhe shërbimeve arriti në -55.2 miliardë dollarë, duke shënuar një rënie prej 0,3% në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa deficiti u rishikua me rënie (-55.34 miliardë kundrejt -55.52 miliardë që ishte parashikuar në fillim)’’, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.
Në qershor, importet ranë me 1,7% në 261,5 miliardë, por eksportet shënuan rënie edhe më të konsiderueshme (-2.1%) për të arritur në 206,3 miliardë./ /v.b/ a.jor.






















